Mungesa e studentëve mbetet problem i pazgjidhur! 6 mln euro për godinën e gjeologji-minierave, shpallet kompania fituese

Universiteti Politeknik i Tiranës tha të hënën se ka nënshkruar një kontratë 620 milionë lekë (5.9 milionë euro) me konsorciumin e operatorëve vendas të ndërtimit Metro dhe R&T për rikonstruksionin e godinës së fakultetit të gjeologjisë dhe minierave.

Kompania nënshkroi me një ofertë më të lartë se buxheti i parashikuar prej 580 milionë lekësh, tregon njoftimi i kontratës në portalin e prokurimeve publike në vend.

Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një godine të re për të akomoduar një muze gjeologjik.

Punimet duhet të përfundojnë brenda dy viteve nga nënshkrimi i kontratës.

Edhe këtë vit degët e gjeologji minierave mbetën me kuota të paplotësuar dhe në rrezik mbylljeje.

Artikulli paraprakFyerje, diskriminim dhe sulm ndaj dy grave shqiptare në Itali, pas disa muajsh jepet vendimi për autorët
Artikulli tjetërTre shqiptarë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi