Mungoi ndaj Aston Vilës, trajneri i Fulhemit zbulon situatën me Brojën: Mund të rritet edhe duke mos luajtur

Armando Broja nuk ishte i gatshëm ditën e djeshme në duelin ndaj Aston Vilës, ku skuadra e Fulhemit u mposht me rezultatin 1-2. Para sfidës, klubi bardhezi zbuloi se shqiptari do të mungonte për arsye shëndetësore. 

 

Edhe pse për momentin Fulhem ka edhe një tjetër sulmues në formë, bëhet fjalë për Rodrigo Muniz, mungesa e Brojës ka ngacmuar kureshtjen e gazetarëve. 

Pas ndeshjes Silva u pyet se çfarë kishte ndodhur me shqiptarin dhe përgjigja e trajnerit portugez ishte disi e vështirë për t’u shpjeguar. 

“Armando kishte disa vështirësi me të cilat duhej që të merrej. Mendoj se ka momente që mund të përmirësohesh edhe nëse nuk luan, pasi rritesh në aspekte të tjera. Mendoj se momenti ishte i tillë që Armando të mendojë për vetveten. Ai duhet që të bëjë të mundur të mbajë një nivel të lartë dhe sigurisht të rikthehet në fushë”, ishte shpjegimi i Marko Silvës pas ndeshjes që Fulhem humbi përballë Aston Vilës. 

Artikulli paraprak55 milionë mesazhe denigruese ndaj Lulzim Bashës, 55 milionë shëmbëlltyra të shtrembërimit të dinjitetit njerëzor
Artikulli tjetërJoe Biden i bindur: Republikanët do ta votojnë pakon e ndihmës prej 60 miliardë dollarë për Ukrainën