Mungojnë deputetët e Bardhit/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, të pranishëm prokurorët e SPAK

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet për imunitetin e Sali Berishës.

Vihet re se mungojnë deputetët e Gaz Bardhit në mbledhje.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Ndërkohë në mbledhje kanë mbërritur edhe prokurorët e SPAK që po hetojnë Sali Berishën për aferën ‘Partizani’.

Në Këshillin e Mandateve kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës do e mbrojnë prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani. Ndërsa vetë i akuzuari që pritet të arretohet ka refuzuar pjesëmarrjen në mbledhje dhe proteston jashtë Kryesisë së Kuvendit me një grusht militantësh.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Lindita Nikolla, kryetare

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Arben Pëllumbi

Bledi Çuçi

Gazment Bardhi

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Greta Bardeli

Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues

Xhemal Qefalia

Klevis Xhoxhi

Blerina Gjylameti

Dhurata Tyli Çupi

Exit mobile version