Seanca gjyqësore për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën 8 prill.
Burime bëjnë me dije se seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Henrik Hoxhajt.
Kujtojmë se gjate muajit Mars janë zhvilluar një sërë seancash në të cilat ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Nuredin Dumani ka treguar detaje nga vrasjet dhe bashkëpunimet e tij me njerëz të botës së krimit.