Murinjo, i kënaqur!

Të dielën, Manchester United dhe Leicester City do të sfidohen për trofeun e parë në Angli, Superkupën e vendit. Jose Mourinho, që mori këtë verë drejtimin e djajve të kuq e di mirë rëndësinë e fillimit të sezonit me një trofe. Përpara përballjes së “Wembley”, trajneri portugez vendos pikërisht theksin te rëndësia e kësaj ndeshjeje, duke ja bërë të qartë ekipit se nga ky moment çdo ndeshje duhet marrë seriozisht.
“Deri tani, ndaj çdo kundërshtari jemi stërvitur shumë mirë, por nga tani e mbrapa nuk ka më ndeshje stërvitore. Të dielën kemi përballë Leicesterin, përpara fillimit të Premier League dhe nuk është një seancë stërvitore, por një ndeshje. Ndaj ne duhet të luajmë si në një ndeshje të vërtetë, e mundësisht të fitojmë”, u shpreh Murinjo.
Çështja më e nxehtë e kësaj vere në merkaton e United ka qenë afrimi i mundshëm i Pogba, pavarësisht se janë realizur disa blerje të rëndësishme. Mediat kanë raportuar shpesh se francezi është pranë transferimit në “Old Trafford”, por deri në këto momente nuk ka asgjë zyrtare, por nga fjalët e Mourinhos kuptohet se marrëveshja është pothuajse e mbyllur.
“Deri tani kemi blerë një lojtar krijues si Mkhitaryan, një super sulmues si Zlatan Ibrahimoviç dhe do të blejmë dhe një mesfushor shumë të mirë, që do të balancojë ekipin. Jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion dhe gjithashtu jam i kënaqur dhe me përpjekjet që ka bërë klubi për të plotësuar kërkesat e mia”, tha trajneri i Manchester United. Me pak fjalë, Mourinho me mesfushorin shumë të mirë nënkupton pikërisht Pogba, afrimi i të cilit te djajtë e kuq pritet të realizohet gjatë këtij muaji.
Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogba-së te Manchester United, që do të jetë edhe blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, “Daily Express” ka zbuluar shifrat e çmendura që Djajtë e Kuq do të shpenzojnë për të patur shërbimet e 23-vjeçarit. Në arkat e Juventusit do të shkojnë plot 133 milionë euro, shumë të cilës bardhezinjtë e patën të pamundur t’i rezistonin. Vetë lojtari do të përfitojë 328 mijë euro në javë, e barasvlefshme me 1.2 milionë euro në muaj. Edhe pse marrëveshja duket praktikisht e mbyllur, Manchester United pritet ta zyrtarizojë vetëm, pasi Pogba të kalojë me sukses vizitat mjekësore dhe të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Exit mobile version