Murinjo pranë rinovimit

Jose Mourinho te Manchester United edhe për shumë vite. Në përfundim të këtij sezoni trajneri portugez do të ulet në një tryezë me drejtuesit Djajve të Kuq për të biseduar për çështjen e rinovimit të kontratës. Në 15 ndeshjet e fundit të Premier League, United nuk ka pësuar asnjë humbje dhe krerët më të lartë të klubit nga “Old Trafford”, besojnë se një me një trajner si Special One në drejtim, Manchester-i do të fitojë shumë trofe jo vetëm në Angli, por edhe në Europë. Në këtë mënyrë, drejtuesit Djajve të Kuq në fund të këtij sezoni do t’i propozojnë, Jose Mourinhos, zgjatjen e marrëveshjes aktuale edhe me një tjetër vit.
Aktualisht, tekniku luzitan ka një kontratë me United deri në vitin 2019-të, dhe pritet ta zgjasë atë deri në 2020-ën. Nga marrëveshja e re, Mourinho do të përfitojë të njëjtën pagë, pra 12 milionë euro në sezon, por në të do të përfshihen shumë bonuse në bazë të paraqitjeve të skuadrës dhe trofeve të fituar. Në sezonin aktual, objektivat e United me Mourinhon janë të fitojë Kupën e Ligës, Europa Leaguen si dhe të sigurojë një vend në 4-shen e parë të kampionatit, ndërkohë që deri në 2020-ën, Special One synon të fitojë minimalisht një titull kampion dhe 1 trofe të UEFA Champions League, me Djajtë e Kuq.

Exit mobile version