Në këmbim të De Gea, Jose Murinjo kërkon dy futbollistë. Trajneri i skuadrës së Man.United është i vendosur për të mos lejuar largimin e gardianit të portës së “Djajve të Kuq” David de Gea. Sidoqoftë kurrë mos thuaj kurrë. Duke parë dëshirën e madhe që ka klubi mbretëror për të pasur në dispozicion shërbimet e portierit, Special One ndoshta mund të ndryshojë mendim, por njëkohësisht ai kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të forcuar akoma edhe më shumë skuadrën e tij. Alternativat për ta bërë të mundur transferimin ekzistojnë vetëm në rast se, Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, lejon largimin nga radhët e klubit të tij dyshen Raphael Varene dhe sulmuesin Alvaro Morata.
Propozimet e teknikut portugez kanë vendosur në pozita të vështira drejtuesit e klubit merenges, pasi mbrojtësi Varane ka një kontratë deri më 2020 me Realin e Madridit dhe shihet si një garanci më shumë për repartin e prapavijës. Situatë disi më favorizuese, shihet për sulmuesin Morata, i cili edhe mund të kërkojë të ndryshojë ambient, për shkak të minutave të pakta që i janë vënë në dispozicion tek Reali i Madridit përgjatë këtij sezoni. Nga ana tjetër, Florentino Perez ka paraqitur ofertën e tij, për David de Gea. Plot 70 milionë euro, shifër rekord kjo që ofrohet për një portier.