Muriqi–agjentit: Dua të punoj me Mourinhon

E përditshmja turke, Aksam, raporton se sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi ia ka bërë të qartë agjentit të tij se dëshiron të punojë me Jose Mourinhos, në mes të spekulimeve për një transferim potencial në Tottenham.

Vedat Muriqi është spekuluar gjatë muajve të fundit për një transferim të mundshëm në Tottenham. Për më tepër, mediat turke kanë raportuar se Fenerbahce veçse e ka refuzuar një ofertë të klubit londinez.

Gazeta Aksam shkruan sot se Muriqi ia ka bërë të qartë agjentit të tij qëllimet e veta për të ardhmen, përderisa ka kërkuar që ofertat të shtyhen për në fund të sezonit.

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane”, raportohet se i ka thënë Muriqi agjentit të vet.

“Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen. Shtyji të gjitha ofertat deri në fund të sezonit”.

Fenerbahce do t’i gëzohet përkushtimit të Muriqit për ta mbyllur këtë sezon në Superligën turke, përderisa gjatë verës mund t’i fitojnë rreth 25 milionë me shitjen e kosovarit, për të cilin paguan vetëm 3.5 milionë euro gjatë verës së kaluar.

Exit mobile version