Andy Murray dhe Rafael Nadal vazhdojnë pa probleme rrugën e tyre drejt zonës së medaljeve në Lojërat Olimpike Rio 2016-të. Dy favoritët kryesorë për suksesin final në Olimpiadën e Brazilit pas eliminimit të Djokoviç dhe tërheqjes së Federer kanë avancuar në fazën çerekfinale të turneut. Andy Murray, mbajtësi në fuqi i medaljes së artë të fituar 4 vjet më parë në Londër, nuk e pati shumë të thjeshtë sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave ndaj italianit Fabio Fognini. Britaniku numri 2 i botës në klasifikimin e ATP edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke fituar setin e parë me rezultatin e thellë 6-1, u surprizua nga italiani Fognini në setin e dytë, të cilin e humbi me shifrat 2-6. Gjithsesi Murray u kundërpërgjigj në setin final duke e fituar atë 6-3 dhe gjithë ndeshjen 2-1 me sete. Në çerekfinale tenisti skocez do të sfidojë amerikanin Johnson.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...