Murtaja që po shfaros lopët

Numri i gjedhëve në Shqipëri u përgjysmua në periudhën 2015-2023, teksa vendi po zbrazet jo vetëm nga njerëzit, por edhe kafshët. Instituti i Statistikave raportoi se vitin e kaluar numri i gjedhëve në shkallë vendi zbriti në 263 mijë gjithsej nga 506 mijë që ishin në vitin 2015.

numri

Sipas të dhënave historike të INSTAT, numri i gjedhëve në Shqipëri bie mesatarisht me 30 mijë krerë në vit dhe mandati i tretë i Rilindjes mund të rezultojë fatal duke sjellë shfarosjen totale të tyre. Por gjedhët nuk janë lloji i vetëm i kafshëve që po shfarosen. Numri i të imtave po ashtu u ul me 1 milionë krerë në 8 vitet e fundit, ndërkohë që shpendët u pakësuan me 1.5 milionë krerë.

Sektori i blegtorisë ka hyrë në një periudhë tkurrje drastike, e cila shkon në kufijtë e shfarosjes, Pavarësisht propagandës së qeverisë për rritjen e mbështetjes për fermerët, rrokullima e blegtorisë nuk ndalet.

I vetmi tregues që rezistoi më shumë në sektorin e blegtorisë ishte numri i njëthundrakëve, veçanërisht gomerëve, i cili deri në vitin 2021 kishte një rënie relativisht të vogël. Por pas këtij viti edhe njëthundrakët kanë hyrë në cikël shfarosje. Praktikisht një situatë e ngjashme me murtajën, që po shfaros çdo gjë.

Kjo rënie dramatike e numrit të kafshëve ka bërë që prodhimi i qumështit në vend të bjerë në mënyrë drastike, nga 970 ton në vitin 2022, në 900 ton në 2023, po ashtu edhe prodhimi i mishit peshë e gjallë ka rënë në 135 mijë tonë, nga afro 140 mijë tonë të prodhuara në 2022.

Përkundër kësaj, pavarësisht rënies së numrit të shpendëve, rendimenti i tyre duket se ka qenë më i lartë për shkak se është rritur numri i vezëve të prodhuara me 128 milionë kokrra vezë, duke regjistruar një total prej në 894 milionë korra në 2023-shin, dhe nga ana tjetër është rritur dhe prodhimi i mjaltit me 300 tonë, duke u regjistruar në 5600 tonë.

Artikulli paraprakOLAF zbardh skemën korruptive më fondet e IPARD në Shqipëri: Përfituesit zgjidheshin me konkurse të manipuluara
Artikulli tjetërUshqimet që rrisin nivelet e energjisë më mirë se kafeina, ja çfarë duhet të dini