Musai: Trashëgimia kulturore është lënë në harresë, mungojnë operacionet dhe planet specifike për ruajtjen e tyre

Doriana Musai arkitekte dhe studiuese e trashëgimisë kulturore e ftuar në ‘MCN Informacion, duke folur për kulturën dhe më konkretisht për monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike u shpreh se prioriteti i shteti ka qenë në shumë problematika të tjera dhe ato janë lënë në harresë.

Ajo tha se nuk kemi pasur kurrë operacione specifike apo plane konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore deh sipas saj kjo ka sjellë dhe dëmtimin e shumë veprave.

“Ndaj kulturës në përgjithësi por sidomos ndaj siteve arkeologjike nuk është kushtuar vëmendje, është trajtuar gjithmonë si një gjë luksi që s’kemi kohë të merremi tani dhe vëmendja ka qenë e drejtuar te infrastruktura, strehimi pra problematika të tjera dhe këtu ka gjetur hapësirë dhe informaliteti sepse është trajtuar si një mall pa zot.

Si dhe ndërhyrjet e gabuara brenda qendrave historike, pra nuk kemi parë asnjëherë një politikë të përqendruar qoftë në formën e operacioneve specifike, një plan konkret, qoftë nga pushteti lokal apo qendror apo institucionet që ta marrin seriozisht këtë situatë, sepse nuk janë aq shumë sa të mos trajtohen.

Problemet vijojnë të flenë aty duke u zmadhuar me kalimin e kohës, duke sjellë dhe dëmtimin e veprave, pra vetëmenaxhimi i qendrave historike dhe siteve është lënë në harresë dhe nuk është investuara asnjëherë.”

E pyetur pse mungojnë specialistët ajo tha se ata nuk janë të paguar dhe u jepet vlera që u takon, ndërsa theksoi se u mungon dhe infrastruktura për të monitoruar territorin.

“Nuk paguhen si fillim, profesionistët dhe specialistët nuk paguhen kur futen brenda administratës shtetërore, nuk u jepet vlera që duhen të kenë dhe ata gjejnë hapësira në tregun privat dhe nuk preferojnë të përfshihen.

Pastaj nuk duhet harruar se është një profesion i vështirë sepse ka të bëjë me një hapësirë shumë të madhe. Sot jemi në epokën e teknologjisë, por specialistët nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta monitoruar terrorin në mënyrë dixhitale. Po ta trajtosh specialistin sikur 1900 dihet se çfarë shërbimi do marrësh.

Paraja është kryesore për të mbajtur trashëgimisë kulturore sepse është sfidë, por ajo që unë kam vënë re  ndryshe nga ne Italia e ka decentralizuar qeverisjen e trashëgimisë duke e bërë në tre niveli është niveli i bashkisë, qarku dhe kombëtare, ndërsa ne e kemi të gjithë kombëtare.

Ajo që unë kam studiuar është se ne kemi një vijimësi që ka ardhur që nga vitet  ‘50 dhe se kemi ndryshuar këtë trajektoren dhe është sistemi pikësor. Kjo mos shlëputje nga një mendësi e vjetër mendoj se sjell këtë problem.”

Artikulli paraprakKina kërkon nga SHBA ndryshimin e gjuhës për Tajvanin
Artikulli tjetërEmiriana Sako qeras veten dhe vartësit, kryebashkiakja e Durrësit rrit rrogën e saj me 57 për qind dhe shpërblen administratën