Në Konventën Kombëtare të demokratëve amerikanë, ku do të zyrtarizohet kandidatura për president e Hilari Klinton të marrë pjesë i gjithë faktori shqiptar në rajon. Kështu pas ftesës për kreun e opozitës Lulëzim Basha, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko edhe kreu i qeverisë shqiptare të Kosovës Mustafa, merr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm. Ende nuk janë të qarta arsyet e mungesës së një ftese për Ramën, pasi edhe ky i fundit ka preferuar të heshtë për këtë temë, por një gjë tashmë është e sigurt; një kryeministër shqiptar ndodhet aty dhe ai nuk është Rama
Njoftimi i qeverisë së Kosovës:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Liderëve, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) i SHBA-ve.
Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet në Filadelfia, ku do të bëhet nominimi zyrtar i kandidates demokrate për Presidente të SHBA-ve, mikes së madhe të Kosovës, Hillary Clinton. Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në këto dy evente të rëndësishme globale, do të takojë edhe liderë të shteteve dhe përfaqësues të lartë amerikanë.