Figura të shumta publike po i bashkohen nga dita në ditë nismës së re të inicuar në rrjetet sociale nga intelektualët dhe njerëz publike kundër zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit. Ndërgjegjësimi po bëhet gjithnjë dhe më i madh dhe numri i intelektualëve që i bashkohen lëvizjes po rritet
Nisma #Edheune kundër zgjedhjeve të 30 qershorit po merr zgjerim në të gjithë vendin. Reagimet kanë ardhur nga fushat e kulturës dhe medias, por tani edhe nga politika. Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i është bashkuar nismës së nisur nga Bujar Kapexhiu.
‘#EdheUne nuk do të votoj me 30 qershor. Edhe unë, ashtu si Bujar Kapexhiu do te bej gjithcka eshte ne doren time per t’i penguar keto votime fallco’, shkruan Mustafaj në Facebook.