Mustafaj: Qëndresa e opozitës, bilanc pozitiv si asnjëherë tjetër

88 ditë qëndresë në sheshin e lirisë prodhuan një bilanc pozitiv nën kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Qëndresa e opozitës, e mbështetur nga qindra mijëra qytetarë ia arriti që të nxirrte në pah tek e gjithë bota, atë që shqiptarët vuajnë sot nën drejtimin e kësaj qeverisjeje. Një nga personalitetet e rëndësishme të PD, Besnik Mustafaj e cilëson si të suksesshëm dhe produktiv qëndresën e opozitës, ndërsa thekson se falë kësaj qëndrese, kriza në Shqipëri u ndërkombëtarizua aq sa si asnjëherë tjetër mosbesimi i opozitës tek mazhoranca solli një reagim të fuqishëm ndërkombëtar që pikë së pari goditi rëndë imazhin e kësaj qeverisjeje.
Ai u pyet dhe në lidhje me faktin se sa efektive ishte protesta e opozitës në këto kohë, ndërsa shtoi se ajo ishte pozitive. “Unë besoj se bilanci i kësaj proteste është pozitiv në thelbin e vet. Është arritur ndërkombëtarizimi i krizës, si asnjëherë tjetër, i mosbesimit të opozitës tek mazhoranca. Çka është një goditje për imazhin e mazhorancës. Presioni ndërkombëtar ka qenë i përqendruar tek opozita që kjo e fundit të hynte në zgjedhje. Lëvizja e 4 ministrave ka qenë fitore e PD. Rama ka treguar dritëshkurtësi politike. Po ashtu lëvizja e krerëve të policisë ishte meritë e PD-së”, pohoi ai.
Ndërsa për shtyrjen e zgjedhjeve, Mustafaj tha se opozita e ka kërkuar një afat të arsyeshëm që të implementohet marrëveshja.
“Nuk jam kostitucionalist, por do të thosha se opozita ka kërkuar shtyrjen, ka kërkuar afat të arsyeshëm që të implementohet marrëveshja, se do të ketë 4 ministra, por duhet të përcaktohet me ligj një status për këta. Gjithë përcaktimi përcaktohet nga politika. Do të votohet Vettingu, por tani kemi vëzhgues nga Bashkimi Europian. Ka disa aspekte që nuk janë teknike dhe prandaj kërkojnë kohë. Do të mungojnë tone euforike, marrëveshja do të bëjë të mundur të implementohen ato që parashikohen. Por duhet bashkëpunim, shoqëria shqiptare duhet të shohë disa alternativa që i afrohen”, tha Mustafaj.
Mustafaj teksa komentoi situatën politike në vend, pohoi se ditën e djeshme kishte shpresa për arritjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës, që do të sjellë dhe futjen e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare.
“Besoj se sot do të harrohet një marrëveshje dhe kjo më bën optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën McAllister. Por ne nuk njohim detajet. Ajo është platformë. Po punohet, po negociohet dhe do të arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do të marrë garanci kur të shoh ca është pranuar dhe ca jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë”, tha ish-deputeti Mustafaj.

Exit mobile version