Mustafi i heq fitoren nga duart City-t

Spektakël dhe emocione pafund në sfidën e Emirates mes Arsenalit dhe Manchester City-t, ku u shënuan plot katër gola, por që nuk pati fitues. 2 herë kaloi në avantazh skuadra e Pep Guardiolës, por po kaq herë “Topçinjtë” e Arsen Wenger arritën të barazonin, me rezultatin përfundimtar që la më të kënaqur Citycens. Pa u mbushur 5 minuta lojë Sane iu shkëput mbrojtjes pas një topi të gjatë të marrë nga De Bruyne dhe përballë Ospinas nuk gaboi, duke i dhënë një goditje të rëndë psikologjike ekipit vendas.
Në minutën e 40-të, Theo Walkot përfitoi nga një aplikim i gabuar i pozicionit jashtë loje, duke barazuar rezultatin i shërbyer nga Mustafi. Manchester City reagoi shumë shpejt me Ergio Agueron që ktheu edhe një herë epërsinë me një goditje të saktë prirët me portën. Në minutën e 53-të një këndore e ekzekutuar nga Ozil, u devijua në rrjetë nga Shkodran Mustafi për golin e 2-2.
Fernandinhos 58 dhe Agueros iu dha mundësia për të shënuar një tjetër gol për Manchester City-n, por Ospina reagoi në pozicion, me sfidën që u mbull pa fitues. Me këtë barazim Arsenali minimizon shanset për një vend në zonën Champions.

Artikulli paraprakNdalet Juventusi
Artikulli tjetërReali nuk njeh “blof”, likuidon 3-0 Alaves