Nga Jonuz Myshketa, antar i këshillit bashkiak dhe Kreu i PD -Euroatlantikë në Durrës.
Sot u zhvillua seanca e parë gjyqësore për padinë që kemi bërë duke kundërshtuar aktin normativ të parkimeve me pagesë që Bashkia Durrës kërkon të implementojë në qytet.
Seanca e radhës është më 29 tetor, ora 9:30, pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.
Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, e cila në gjykimin tonë është e nxituar dhe rëndon xhepat e qytetarëve dhe bizneseve pa pasur asnjë alternativë më parë.
Interesi i qytetarëve është parësor për ne, pasi mandatin e përfaqësimit e kemi prej tyre dhe kemi detyrim të jemi kah tyre.
Ftoj çdo qytetar të Durrësit të na adresojë çdo problematikë që hasin, ku e drejta e tyre shkelet. Vetëm bashkarisht, përmes ligjit, do të bëjmë gjithçka që të drejtat tona të mos cenohen, abuzohen apo të ndryshohen.