Myshketa: Pallati në Durrës rrezikon të kthehet në varrezë masive

Gjatë ditës së sotme, kreu i PD Durrës Jonuz Myshketa ka dhënë një deklaratë për shtyp pranë një pallati të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.17, i cili përgjatë këtyre viteve nuk i është ënshtruar asnjë procesi riforcimi.

Gjatë fjalës së tij, Myshketa deklaroi se 100 familjet që banojnë në të janë në rrezik për jetën dhe pallati rrezikon “të kthehet në një varrezë kolektive nëse nuk merren masat. Ndërprerja e bonusit të qirasë që në mars të vitit të shkuar përbën një shkelje të kësaj kontrate nga ana e qeverisë duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e marra me qira nga pamundësia për të paguar e kësisoj shumë prej tyre siç shihet dhe në fakt janë detyruar të hyjnë në objektin në të cilin nuk është filluar ende puna për riparimin e dëmeve, duke rrezikuar jetët e tyre e të fëmijëve të tyre”.

Duke u ndalur tek propaganda qeveritare që reklamon lagjen e re në Spitallë për të pastrehët e tërmetit, Myshketa nënvizoi gjatë deklaratës së tij se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të kërkojë ndërhyrje urgjente në godinën 12-katëshe tek ish-URT-ja.

Deklarata e plotë:

Nuk ndodhemi ne Ukraine e as ne Rripin e Gazes, 2 rajone ne gjendje lufte, por ndodhemi pak metra larg qendres se Durresit, ku pamjet e objektit pas nesh, jane si ato te nje vendi te sapo bombarduar.

Gjendja e tij vazhdon e njejte si sot gjate ketyre afro 5 viteve qe pas termetit te nentorit te 2019-tes.

Ngerci i procesit te ndertimit eshte si kapslleku qe ka vite qe e ka zene qeverine ne pushtet

Edhe pse i pabanueshem ketu po banojne familje, por tragjedia ketu nuk ndodh vetem ne brendesi te tij, por mund te ndodhe jashte me shkeputjen e ndonje pjese te demtuar. Pastaj cfare do behet? Sigurisht do merren masat dhe askush nuk do te mbaj pergjegjesi! 100 familje jane po jetojne ne keto kushte! Nje pallat qe mund te kthehet ne nje varreze kolektive nese nuk merren masat.

Ne momentin e pas termetit banoret pasi kane plotësuar e dorezuar dokumentacionin perkates prane zyrave te njesive administrative, automatikisht kane nenshkruar nje kontrate me entin perkates qe duhet te lene banesat pasi jane te pabanueshme dhe duhet te subvencionoheshin permes financimit te bonusit te qirase per aq kohe  sa pallati te riparohej e te ishte I sigurte per tu jetuar.

Nderprerja e bonusit te qirase qe ne mars te vitit te shkuar perben nje shkelje te kesaj kontrate nga ana e qeverise duke detyruar banoret te dalin nga shtepite e marra me qira nga pamundesia per te paguar e kesisoj shume prej tyre sic shihet dhe ne fakt jane detyruar te hyne ne objektin ne te cilin nuk eshte filluar ende puna per riparimin e demeve, duke rrezikur jetet e tyre e te femijve te tyre.

Banoret pas termetit natyror u duhet te perballojne nje termet tjeter edhe me vrastar ate te neglizhences, arrogances e papergjegjshmerise se pushtetit kundrejt problemit jetik qe kane dhe detyrimit ligjor qe shteti ka kundrejt qytetareve te tij.

Nderkohe kryeministri me tam-tamet dhe dajret e tallavase se fushatave trumbeton si histori suksesi procesin e rindertimit permes reklamave 3D, tundjes se celsave te banesave a thua se po ben sevap me gjene e tij.

Aq me teper edhe deputet I ri I Durresit reklamon pallatet ne lagjen e re te Durresit ne zonen e spitalles, si arritje e tij nderkohe qe realiteti flet krejt ndryshe.

Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per demin qe u shkaktohet qytetareve.

Dikush duhet te mbaje pergjegjesi pse nuk ka filluar ende puna ne kete object.

Dhe sa vite do te presin banoret deri sa te kene te mundur te gezojne pronen e tyre te blere me aq mund e sakrifica duke mos harruar qe 5 vite kane kaluar pa ngulur as  edhe nje gozhde te vetme, nderkohe qe kane mbi 10 muaj pa marre bonusin?

Pushteti duhet te shohe realitetin e trishte me sy e jo te na hedhe hi syve ne diten per diell.

Dikush duhet te pergjigjet per demin financiar te shkaktuar, pasi bonusi I qirase duhet te sherbente si pagese deri ne momentin qe objekti te behej gati per te jetuar nderkohe qe nuk kemi as date fillimi e as mbarimi te punimeve e ato para tashme jane te hedhura ne rruge sio dha banoret.

Si do te trajtohen banoret, pse nuk eshte levruar pagesa e bonusit dhe per sa kohe do te vazhdoje kjoi gjendje?

Ne emer te Partise Demokratike, dhe ne emrin tim si qytetar I ketij qyteti si perfaqesues I juaj ne keshillin bashkiak ju bej thirrje te vrisni friken, pasi ketu behet fjale per gjene me te shtrenjte qe keni jeten tuaj e te femijeve tuaj. Cdo rast abuzimi me pushtetin qofte qendror qofte lokal ta adresoni prane nesh dhe sigurisht qe do keni nje porte te hapur.

Rasti ne fjale do ndiqet personalisht ne mbledhjen e keshillit bashkiak duke kerkuar nderhyrjen me emergjence per situaten.

Ftoj organet e drejtesise pa humbur me asnje second me teper tej atyre qe kane ikur tashme te hetojne shkaqet e ketij abuzimi galopant ne dem te jetes se banoreve dhe te jeni te bindur qe ky nuk eshte nje rast I izoluar ku vetem ne Partia Demokratike kemi denoncuar dis ate tilla si pallati ne lgj 12 etj..

Nderkohe qe qytetaret pernlizohen, gjobiten a burgosen nga pamundesia e pagesave te faturave te ukd, oshee ose dhe taksave, ketu kemi shtetin duke perdorur pushtetin ne paligjshmeri tot duke rrezikuar jete njerezish e duke shperdorurar financat , kjo gje duhet te marre fund nje here e mire, dhe jo neser por sot pasi mund te jete teper vone.

Exit mobile version