Myzafer Elezi: Dështimi i qeverisë për të siguruar rendin dhe qetësinë, edhe në ditët e festave

Anëtari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, shprehet se ngjarjet kriminale të ndodhura këto ditë, treguan edhe një herë dështimin e qeverisë për të garantuar rendin dhe sigurinë.

“Këto ngjarje, të ndodhura vetëm në ditët e para të vitit të ri, janë pasqyrë e një realiteti alarmant: një qeveri e paaftë për të menaxhuar rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.” – shkruan Elezi.

Më tej ai jep edhe disa propozime konkrete se si mund të dilet nga kjo situatë e rëndë.

“PD – Demokratët Euroatlantikë i bën thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për:
– Rritjen e pranisë së policisë në terren dhe forcimin e kontrollit mbi aktivitetet publike.
– Hetimin e plotë dhe transparent të ngjarjeve të ndodhura, për të vendosur para drejtësisë autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
– Pastrimin e radhëve të policisë nga individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.”

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Viti i Ri 2025, që duhej të ishte një moment gëzimi dhe reflektimi për shqiptarët, ka nisur me një seri ngjarjesh kriminale të rënda që tronditën vendin dhe dëshmuan edhe një herë dështimin e qeverisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Ngjarjet e fundit përfshijnë:

1. Incidentin e rëndë në Tiranë, gjatë një koncerti masiv me pjesëmarrje të emrave të njohur të muzikës, ku të shtënat me armë shkaktuan panik mes reth 4 mijë qytetarëve të pranishëm. Ky incident, i ndodhur në një aktivitet të organizuar dhe teorikisht të siguruar nga forcat e rendit, ngre pyetje të forta mbi përgjegjësinë dhe aftësinë e institucioneve për të siguruar masat bazë të sigurisë.

2. Atentatin në Berat, ku të shtënat drejt dy personave pranë një karburanti rrezikuan jetën e qytetarëve.

3. Konfliktin me armë në Sarandë, ku janë përfshirë edhe efektivë policie. Përplasjet me armë dhe dhuna fizike janë dëshmi e degradimit të sigurisë publike dhe përfshirjes së përfaqësuesve të rendit në aktivitete kriminale.

4. Ngjarjen në Shkodër, ku të shtënat drejt një automjeti të parkuar tregojnë se dhuna dhe mosndëshkimi mbeten norma të përditshme në vend.

Këto ngjarje, të ndodhura vetëm në ditët e para të vitit të ri, janë pasqyrë e një realiteti alarmant: një qeveri e paaftë për të menaxhuar rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

PD – Demokratët Euroatlantikë i bën thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për:
– Rritjen e pranisë së policisë në terren dhe forcimin e kontrollit mbi aktivitetet publike.
– Hetimin e plotë dhe transparent të ngjarjeve të ndodhura, për të vendosur para drejtësisë autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
– Pastrimin e radhëve të policisë nga individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërën për sigurinë e qytetarëve dhe do të denoncojmë me forcë çdo papërgjegjshmëri të qeverisë.

Shqipëria meriton një shtet që garanton rendin dhe qetësinë, dhe jo një qeveri që dështon të mbrojë qytetarët e saj.

Ne, Demokratët Euroatlantikë, angazhohemi për të ndërtuar një Shqipëri të sigurt, ku ligji dhe drejtësia të triumfojnë mbi krimin dhe korrupsionin.

Ju faleminderit.

#DemokratëtEuroatlantikë

Artikulli paraprakTrump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes, sfidat me të cilat përballet NATO në 2025-ën! DW: Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e aleancës
Artikulli tjetërKush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin