Myzafer Elezi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Vlorës, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët, duke i ftuar ata të bëhen pjesë aktive e ndryshimit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë publike, ai u zotua se do të jetë një zë i ndershëm dhe i palëkundur për hallet dhe aspiratat e qytetarëve.
Elezi theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar për të kthyer dinjitetin në jetën publike dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë. Ai prezantoi një sërë prioritetesh që përfshijnë luftën kundër korrupsionit, rritjen e pensioneve, mbështetjen për të rinjtë, uljen e taksave për biznesin e ndershëm dhe subvencione për sektorët bazë si bujqësia dhe peshkimi.
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik u shpreh se nuk premton mrekulli, por përkushtim, transparencë dhe luftë të vazhdueshme për interesat e qytetarëve.
Deklarata e plotë e Myzafer Elezit:
Të nderuar qytetarë të Qarkut Vlorë,
11 maj është dita e zgjedhjes, dita kur fjala juaj ka peshë dhe vota juaj ka vlerë.
Ju ftoj me zemër që të merrni pjesë masivisht në votime dhe të zgjidhni ndryshimin duke votuar nr. 4 – Koalicionin Euroatlantik.
Duke votuar Myzafer Elezi, ju zgjidhni një përfaqësim të ndershëm dhe të palëkundur për hallet, sfidat dhe aspiratat tuaja. Ju zgjidhni një zë që do t’u shërbejë qytetarëve, jo interesave të ngushta.
Votoni për një program të qartë dhe të realizueshëm që synon:
• T’i japim fund korrupsionit dhe çdo forme të padrejtësisë;
• Mbështetje të pakushtëzuar për SPAK dhe GJKKO, që askush të mos jetë mbi ligjin;
• Rritjen e pensioneve për një pleqëri më të dinjitetshme;
• Mbështetje konkrete për familjet e reja dhe të rinjtë që kërkojnë punësim në vendin e tyre;
• Ulje të taksave për biznesin e ndershëm;
• Subvencione të drejta për bujqësinë, blegtorinë, bletarinë dhe peshkimin;
• Siguri publike në çdo cep të territorit;
• Një qeveri që punon për qytetarin, jo për oligarkët;
• Zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për të gjithë qarkun tonë.
Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj përkushtim, transparencë dhe luftë të vazhdueshme për të mbrojtur interesat tuaja.
Më 11 maj, votoni me zemër, votoni për dinjitetin dhe të ardhmen tuaj.
Votoni Nr. 4 – Myzafer Elezi dhe Koalicionin Euroatlantik.
Me respekt dhe përkushtim,
Myzafer Elezi
Kandidat për deputet – Qarku Vlorë