Myzafer Elezi: Vlora ka nevojë për një zë të fortë dhe të ndershëm në Kuvend

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka publikuar thirrjen e tij drejtuar qytetarëve të zonës. Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Elezi shpreh angazhimin për të përfaqësuar qytetarët me ndershmëri dhe dinjitet në Kuvendin e Shqipërisë, duke vendosur në qendër interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës.

Sipas tij, Vlora ka nevojë për një përfaqësues që nuk përkulet para interesave partiake, por mbron me kurajë të drejtat e qytetarëve dhe të ardhmen europiane të vendit. Fokus të veçantë ai i jep zhvillimit të infrastrukturës, mbështetjes për të rinjtë, bujqësinë dhe turizmin – si shtylla të rëndësishme të zhvillimit të rajonit.

 

Myzafer Elezi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Vlorë,

Më 11 maj 2025, ju ftoj të më besoni votën tuaj në listën e Koalicionit Euroatlantik, për një përfaqësim të ndershëm, dinjitoz dhe të palëkundur në Kuvendin e Shqipërisë.

Vlora ka nevojë për një zë të fortë, të guximshëm dhe të drejtë në Parlament. Për një përfaqësues që nuk i nënshtrohet interesave të ngushta partiake, por që mbron interesin publik, qytetarët, familjet dhe të ardhmen tonë europiane.

Unë angazhohem të jem zëri juaj i përditshëm në Kuvend, për zhvillimin e Vlorës, për më shumë investime në infrastrukturë, për mbështetjen e rinisë, të bujqësisë, turizmit, dhe për një shtet që respekton ligjin dhe dinjitetin e qytetarit.

Vota juaj është vendimtare.

Më 11 maj, votoni për Myzafer Elezi, në listën e Koalicionit Euroatlantik.

Për Vlorën që meriton më shumë. Për ju. Për të ardhmen.

Exit mobile version