Myzafer Elezi: Vota është fuqia për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të kërkuar ndryshimin

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Vlorë, Myzafer Elezi, u ka drejtuar një thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe për një përfaqësim të denjë.

Në një mesazh të publikuar, Elezi thekson rëndësinë e votës si instrument për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të mbështetur transparencën dhe ndershmërinë. Ai nënvizon se qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës kanë nevojë për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive, por luftojnë për më shumë investime, punësim dhe siguri.

“Koha e premtimeve boshe ka mbaruar,” – shprehet Elezi, duke shtuar se sot qytetarët kanë nevojë për njerëz që mbajnë fjalën dhe ndjejnë përgjegjësi ndaj komunitetit.

Ai i fton qytetarët të votojnë me ndërgjegje, të mbështesin ata që njihen për punën dhe përballjen me sfidat, dhe jo ata që fshihen pas fjalëve të bukura.

“Vota juaj është zëri i ndryshimit,” – përfundon Elezi, duke i bërë thirrje të gjithëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë,

Më 11 maj ju keni në dorë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e familjes, komunitetit dhe qytetit tonë.
Vota juaj është fuqia më e madhe që keni për të kërkuar ndryshim, për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të mbështetur transparencën, ndershmërinë dhe përkushtimin.

Vlora, Saranda dhe Delvina kanë nevojë për zgjidhje konkrete, për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive, për zëra të fortë që luftojnë për investime, punësim dhe siguri.

Koha e premtimeve boshe ka mbaruar.
Sot është koha për njerëz që mbajnë fjalën dhe e ndjejnë përgjegjësinë për qytetin dhe fshatin, për rininë dhe të moshuarit, për të sotmen dhe të ardhmen.

Më 11 maj, dilni dhe votoni me ndërgjegje.
✅ Zgjidhni ata që i njihni për punën, jo për fjalët.
✅ Zgjidhni ata që nuk fshihen, por përballen me sfidat.
✅ Vota juaj është zëri i ndryshimit.

Voto #KoalicioniEuroatlantik #nr4
Ju faleminderit!

Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në qarkun Vlorë

#Voto4
#MyzaferElezi
#KoalicioniEuroatlantik
#VloraMeritonMëShumë
#ZëriNdryshimit

Artikulli paraprakIsmail Ferraj: Kanina meriton më shumë, nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj
Artikulli tjetërTaulanda Jupi nga Pazari i Ri: Me buzëqeshje drejt fitores, më 11 maj voto për ndryshimin