Myzafer Elezi: Votoni për një Vlorë më të sigurt dhe më të drejtë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të bashkohen për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më dinjitoze.

Në mesazhin e tij drejtuar votuesve, Elezi thekson se prioritetet e tij do të jenë rendi, siguria dhe mirëqenia sociale. Ai premton një angazhim të palëkundur në shërbim të komunitetit, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari dhe duke krijuar një mjedis ku familjet shqiptare të jetojnë pa frikë dhe me dinjitet.

“Myzafer Elezi nënvizon nevojën për një qeverisje që nuk mbyll sytë ndaj padrejtësive dhe paligjshmërisë, për më shumë siguri në çdo lagje dhe për politika sociale që mbështesin të moshuarit, nënat, fëmijët dhe shtresat në nevojë,” thuhet në apelin e tij.

Me përulësi dhe vendosmëri, Elezi u bën thirrje qytetarëve të votojnë Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit, duke theksuar se ndryshimi real fillon me një vendim të guximshëm më 11 maj.

 

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të qarkut Vlorë,

Më 11 maj, ju ftoj të bëhemi bashkë për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit, angazhimi im është i qartë:

 

Rendi, Siguria dhe Mirëqenia Sociale do të jenë prioritetet e mia kryesore në shërbim të qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë qarkut tonë.

 

Vendi ynë ka nevojë për rregull dhe ligj, për një qeverisje që nuk mbyll sytë ndaj padrejtësive dhe paligjshmërisë.

Ka nevojë për më shumë siguri në çdo lagje, në çdo komunitet, që rinia të mos ikë, që familjet të jetojnë me dinjitet dhe pa frikë.

Ka nevojë për politika sociale që mbështesin të moshuarit, nënat, fëmijët dhe çdo qytetar në nevojë.

 

Unë jam këtu për të qenë zëri juaj, për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë.

 

Më 11 maj, zgjidhni ndryshimin real!

Votoni Koalicionin Euroatlantik — Votoni Nr. 4 në fletën e votimit!

 

Me përulësi dhe vendosmëri,

Myzafer Elezi

Artikulli paraprakBujar Vreto ngre alarmin: Në Elbasan dhe Librazhd, turizmi vdes, mafia ndërton
Artikulli tjetërAlbor Elezi: “Kandidatët e PS dhe PD në panik nga Koalicioni Euroatlantik”