Deputeti i zgjedhur për Dibrën, Xhelal Mziu ka denoncuar skandalin e mbjelljes së kanabisit menjëherë pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Mziu shkruan në një postim në Facebook se, kabina elektrike është rrethuar me kanabis, ndërsa Ujësjellësi siguron ujin për vaditje.
Postim i plotë i Mziut
Denoncim publik!
Në fshatin Zall – Strikçan, Bulqizë, kabina elektrike ka mbirë në mes të arës me hashash (canabis sativa).
Ju bëjë thirrje organeve kompetente që të verifikojnë rastin.
Gjithashtu kujtoj OSHE-në të marr masa sa më parë se mos na zë hashashi… korentin!
Drejtuesit e ujësjellësit janë vetë të kujdesshëm, ata e dëgjojnë si gurgullon uji nëpër parcela.
Gjithsesi, shënimi im është tregues i unitetit të Çeliktë midis Policisë- OSHE- Ujësjellës dhe fermer i përkëdhelur nga Qeveriu.