Mziu: Veliaj gënjen, në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas mashtrimit të Erion Veliajt, i cili deklaroi se, “do të rris çmimin e ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit ashtu siç bëri Xhelal Mziu me Kamzën”. Në një njoftim për shtyp të Bashkisë Kamëz thuhet se, Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë.
“I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë, kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë. Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim. Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Artikulli paraprakShoferët e autobusëve në protestë, bllokohen qytetarët
Artikulli tjetër70 paga fiktive, arrestohet njeriu i Metës, Agron Xhafa