“Na lini rehat në shtëpitë tona”, banorët e “5 Majit” në protestë kundër shembjes së shtëpive

Banorët e lagjes së ‘5 Majit’ në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë këtë të Shtunë kundër vendimit të prishjes së shtëpive të tyre në kuadër të procesit të Rindërtimit për shtëpitë e prekura nga tërmeti.

Banorët shprehen të zhgënjyer me bashkinë dhe qeverinë. Një nga banorët ka deklaruar se tashmë as nuk e duan fare marrëveshjen me bashkinë dhe kërkojnë që ajo t’i lërë rehat në shtëpitë e tyre.

Banori shtoi më tej se përderisa ju vjen në shtëpi një letër për prishjen e shtëpive, kjo tregon se ata janë të ligjshëm se po te ishte ndryshe nuk i vinte letra.

Reagimet e banorëve

-Banori 1: Ne e dimë që nuk jemi gabim, se po të ishim gabim do të ishin prishur shtëpiat. Asnjë nuk jep sqarim si do ndodhë, çfarë do ndodhë. Nuk jëemi kundra tyre, shyqyr shteti që i ka dhënë strehim, por ne nuk mund të trajtohemi në të njëjtën mënyrë si ata që do futen këtu. Ne jemi 30 vite këtu. Ne jemi të strehuar, nuk duam lëmoshë. Na trajtoni siç është për t’u trajtuar.

-Banori 2: Bashkia e ka shumë të thjeshtë. Të kishte ardhur të na takonte. Pse unë të dal me qera dhe të pres bashkinë. E prish këtë, po të më thotë na hyrjen tate dhe të futem. Çunin e kam invalid. Ku ta çoj atë. Nesër do vdes unë. T’i nxjerr në rrugë të madhe. Në proces legalizmi. Ti marrim ato metra që kam unë dhe të futem brenda. Unë ta di jo me mashtrime.. Shko me qera tani, pas 3 vitesh. Kur të më nxjerri nga shtëpia të më japi çelësat dhe të më thotë na shko te hyrja jote.

-Banori 3: Kryebashkiaku ka për detyrë të rregullojë rrugët që ka lënë në baltë dhe jo të prishë shtëpia. Firma të mos i bëj presion qytetarëve. Nuk kemi marrëveshje me asnjë ne. Firma të merret me bashkinë, me ne s’jka punë. T’i vendosi gishtin kokës se kur i bie në qafë tjetrit… Me kasolle apo jo, unë s’i kam rënë në qafë bashkisë për kasollen. Me legalizime apo jo mos na pyetni më. Tani nuk duam marrëveshje fare. Të na lërë rehat në shtëpijat tona. Refuzoj marrëveshjen. Nuk e dua fare. Unë nuk kam kërkuar gjë. Aty është e shkruar, nëse unë bie dakord. Unë s’bie dakord. Do dal ta mbroj shtëpinë time. Po të mos kisha shtëpi nuk më vinte letra për ta prish. Nuk mëe vinte letra për ta prish. Pra jam i ligjshëm. Baza e ligjit eshte e para dëgjesa publike. Ose me mënyrë të përbashket ose me përfaqësues.

Exit mobile version