Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet e vendit për të protestuar para kryeministrisë. Makinat e protestuesve nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës të mbushur me mesazhe kundër Ramës: Na prit Pasha! Po vijmë, Pasha!
Nga Shkodra Partia Demokratike e ketij qyteti deklaron se do nisen 2000 protestues, 4000 nga i gjithe qarku. 10 autobusë janë në dispozicion. Nga Gjirokastra janë nisur 5 autobusë, ndryshe nga protesta e fundit këtë here vihet re pjesëmarrje më e madhe e banorëve të qarkut të Gjirokasrës.
Sa u përket rretheve të tjera, deri tani sipas të dhënave 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.
Rreth 1500 persona janë nisur nga Vlora drejt Tiranës. 10 autobusë jane nisur nga rrethi i Vlorës me protestues.
Nga Kukësi drejt Tiranës janë nisur 1800 protestues, nga Hasi 600 dhe nga Tropoja 400 protestues.
Opozita ka thirrur sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kurorëzim i protestave të saj në sallën dhe komisionet parlamentare pas publikimit të audiopërgjimit që implikonte në trafiku e drogës vëllanë e ministrit të Brendshëm, vetë ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama.
Ndërkohë qeveria e trembur nga vërshimi i uraganait popullor kërkon të përforcojë masat duke sjellë forca shtesë policie nga komisariatet e rretheve.
Bëhet e ditur se me dhjetëra furgonë policie janë nisur nga veriu drejt kryeqytetit. Policia ka ngritur postbllok dhe në Shkodër.