Na rrënqethët T*pet me hiprokrizi e silikon!

Nga Ermal Peçi

Paradigma sociale dhe ekonomike që ne po kalojmë si një shoqëri në trazicion na ka sjellë probleme të theksuara morale. Mungesa e një kulture institucionale dhe mos rritja e vetëndërgjegjësimit mbi rolin e institucioneve dhe hierarkinë, e ka çuar shoqërinë shqiptare në këtë situatë.

Që në momentin që kam filluar të artikuloj publikisht në asnjë moment nuk kam zgjedhur të bëj rolin e gjykatësit apo prokurorit për politikanë të caktuar, as për Berishën, as për Metën dhe as për Veliajn sepse deri sa nuk ka një vendim përfundimtar mbi ata është prezumimi i pafajsisë.

Ajo që kërcet në këtë histori është stuhia mediatike që është ringritur mbi SPAK, kësaj radhe jo për Dumanin po për prokurorin Olsi Dado. Thjesht Rama e Veliaj kanë ndryshuar vendet me Berishën e Metën dhe ia kanë kaluar stafetën për sulme, çimka, përgoijme, shantazhe dhe shpikje historish rozë dhe korrupsioni për të goditur jo vetëm Olsi Dadon por edhe besueshmërinë ndaj SPAK-ut.

Njësoj si inskenimet që atëherë zhvillonte sistemi komunist me armiq imagjinarë në median shqiptare është ngritur një “strukturë e posaçme”. Kjo strukturë po godet me lajme të rreme ndaj Olsi Dados por edhe me gjysmë të vërteta duke rishpikur armiq imagjinarë brenda SPAK, të cilët duan të dëmtojnë për fushatë Edi Ramën.

Në fakt Ramës tashmë po i kthehet në boomerang arma e tij më e fuqishme, fjala dhe propaganda. Pas prangave mbi Veliajn dhe protestës para SPAK-ut të militantëve të PS, jo vetëm duhet të përtypë çfarë ka thënë por duhet të fillojë dhe ai si qytetari dixhital duke përgjuar nga vrima e çelësit se çfarë bëjnë këta prokurorë dhe me kë hanë e me kë pinë. E gjithë kjo propagandë se ne e mbrojmë SPAK iu rrëzua brenda një dite kur kërcitën prangat mbi të besuarin për Tiranën dhe deputetët e PS-së kanë filluar të flasin si deputetët e Berishës e të gjejnë armiqtë imagjinarë brenda në SPAK.

Duke hulumtur për këta shkopinj të shtrembër në SPAK, nuk ngurrojnë që në media të na tregojnë se si Tirana u ndryshua, se si mori tjetër fytyrë, na tregojnë kopshtet, çerdhet, na tregojnë edhe histori si ajo e Jolez që nuk ishte e qartë çfarë bënte por vetëm për një gjë nuk flasin, për dosjen dhe faktet, të cilat janë aty në akt-akuzë.
Për korrupsionin që ka kapluar bashkinë në çdo qelizë, për inceneratorët, për 5D, për drejtorët e bashkisë që u kthyen në milionerë, për jetën luksoze të drejtorëve të asaj bashkie, për silikonin dhe botoksin që bën të dashurat e drejtorëve të bashkive apo edhe vetë ata.
Çfarë magjie përdorën që iu ndryshoj jeta brenda një dite?
Çfarë magjie përdorën që filluan të visheshin vetëm me firmato? Çfarë magjie përdorën që filluan të hanin krudo dhe të pinin vera të shtrenjta kur deri dje fasulet i shoqëronin me kos?

Për këtë magji e dosjet e korrupsionit askush nuk flet, askush nuk di dhe të gjithë heshtin sepse “të pabrekët i zuri dreka, milionerët i zuri darka.
Prandaj kur dilni e flisni për Veliajn në opinionin publik më mirë heshtni edhe prisni të flasë gjykata sepse na rrënqethët t*pet me hipokrizinë edhe silikonin tuaj.

Artikulli paraprakFermin Lopez: Karriera ime është një sfidë, Barça ishte ëndrra ime
Artikulli tjetërKrisma nuk pati