“Na shau udhëheqësin, cënoi interesin e Partisë, të shkarkohet”, letra e turpshme e PS për Parlamentin

Një shkresë e turpshme e Partisë-Shtet kundër Arben Malajt ka mbërritur në Parlament ku i kërkohet të shkarkohet Malaj nga Këshilli Mbikqyrës sepse ka sharë udhëheqësin e Partisë.

Kërkesa e grupit parlamentar të PS, për shkarkimin e z.Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i është dorëzuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në shkresën dorëzuar Kuvendit, që siguron “Balkanëeb”, grupi i PS-së vlerëson se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë z.Malaj, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

“Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë.” thuhet ne kerkesen e PS.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, cojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë.

Sa më sipër, grupit parlamentar i PS-së vlerëson se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Kështu i gënjeu njerëzit Edvin Kristaq Mafia!
Artikulli tjetërHajdarmataj nuk lejojet të kandidojë për SPAK se hetoi Tahirin dhe dosjet e përgjimeve kriminale