“Nacionalizmi shterpë, gjethja e fikut që fsheh premtimet e pambajtura”/ Basha: Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për eskursion…

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për takimin e sotëm të Edi Ramës në Greqi, duke shkruar se nacionalizmi shterp është gjethja e fikut pas së cilës Rama fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim.

Basha ironizon kur i uron mirëseardhjen administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për eskursionin e shtrenjtë të Kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e diasporës.

Më poshtë reagimi i plotë i Bashës:

Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të Kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë.

Exit mobile version