“Nafta në Shpirag nuk ka energji për të dalë në sipërfaqe”, zv/ Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë: Nuk duhet marrë me eufori…

Zv/ Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Irakli Prifti i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë.

Prifti u shpreh se në zonën e shumëpërfolur të Shpiragut është marrë një e dhënë që sipas tij është premtuese, edhe pse nuk duhet marrë me eufori.

Sipas tij në Shpirag ka një grumbullim nafte, por kjo e fundit nuk ka energji për të dalë vetë në sipërfaqe, duke e bërë procesin e nxjerrjes të ndërlikuar.

Megjithatë ai shtoi se rajoni ka potencial dhe kërkimet vijojnë në periferi të këtij blloku nafte.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnafta ne shpirag nuk ka energji per te dale ne siperfaqe zv dekani i fakultetit te gjeologjise nuk duhet marre me eufori por%2F%23gsc

 

 

“Është marrë një e dhënë që unë e quaj premtuese, nuk e marr me eufori. Në Shpirag ka një grumbullim nafte, por atje është një naftë që nuk ka energji për të dalë në sipërfaqe. Ka mënyra me pompë, por duhet të shihet efektiviteti ekonomik. Gjithmonë kërkimet vijojnë edhe në perfieri të këtij blloku, i cili është i lidhur me blloqe të tjera. Mund të ketë perspektivë në rajon për rezerva të naftës”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDiplomati amerikan: SHBA t’i bëjë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën
Artikulli tjetërAborti, divorci, prostitucioni, për çfarë janë më pak tolerantë shqiptarët