Autoritetet italiane në Portin e Ravennas kanë sekuestruar ditën e sotme një sasi rekord karburanti që vinte nga Shqipëria. Bëhet fjalë për 163 mijë litra naftë ose 5 cisterna me naftë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave policia ka nisur hetimet menjëherë. Autoritetet italiane kërkojnë të dinë sesi është futur kjo sasi nafte në port, kujt i përket dhe kujt do t’i dorëzohej.