Nagatomo te Galatasaray

Pas 7 vitesh duket se Interi do të humbasë shërbimet e mbrojtësit japonez Nagatomo. Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit janë pranë një marrëveshjeje me skuadrën turke të Galatasaray-t. Nagatomo do të kalojë në Turqi në formë huazimi me të drejtë blerjeje prej 7 milionë eurosh. Ndërkohë një tjetër lojtar pritet të lërë zikaltrit në këtë merkato janari. “SkySport” në Itali shkruan se Brozoviç është së bashku me agjentin e tij Miroslav Bicanic dhe janë duke diskutuar një kalim të mundshëm të mesfushorit kroat te Sevilla në La Liga.

Artikulli paraprakWenger bind Ozil
Artikulli tjetër“Skuqet” Mbappe, por PSG arrin të shkojë në finale