Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Naim Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe shpresë të re. Në një deklaratë publike, ai thekson rëndësinë e kësaj date si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas Metës, qarku i Elbasanit ka qenë ndër më të goditurit nga keqqeverisja dhe padrejtësitë e viteve të fundit. Ai shprehet se është koha për të ndëshkuar neglizhencën dhe për t’i dhënë fund pushtetit që, sipas tij, i shërben një pakice të korruptuar.
Në fund të deklaratës, Naim Meta i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një vizion të ri dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Deklarata e plotë e Naim Metës:
“Ndërsa afrohet data 11 Maj, çdo qytetar ka në dorë fatin e vendit dhe të brezave që vijnë. Është momenti për të zgjedhur jo thjesht një emër, por një vizion të ri për Shqipërinë, për një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për oligarkët. Qarku i Elbasanit, një nga më të goditurit nga keqqeverisja, ka vuajtur padrejtësitë dhe neglizhencën e një pushteti që i shërben vetëm një pakice të korruptuar.
Por ky 11 Maj nuk është thjesht një datë, është një mundësi për ndryshim. Populli i Elbasanit është i mençur dhe i vendosur që me votën e tij të ndëshkojë padrejtësinë dhe të hapë një kapitull të ri. Koalicioni EuroAtlantik ‘Kolona 4’, me Naim Metën si përfaqësues, është alternativa që ofron shpresë, zhvillim dhe drejtësi. Votoni për ata që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë. Votoni për të ardhmen.
VOTO KOALICIONIN EUROATLANTIK ‘KOLONA 4’ – VOTO NAIM METËN
Miqësisht,
Naim Meta”