Naim Meta: Koha për Ndryshim të Vërtetë në Elbasan

Nga Naim Meta

Gjatë këtyre javëve kemi dëgjuar zërin tuaj, shqetësimet dhe shpresat që mbani për të ardhmen. Ju falënderoj për besimin, për përfshirjen dhe për guximin për të folur hapur. Në përgjigje të kësaj thirrjeje të sinqertë, ne kemi ndërtuar programin më të mirë që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite tranzicioni të pafund.

Ndërsa afrohet dita e fundit e fushatës, kërkoj mbështetjen tuaj maksimale, jo vetëm votën tuaj, por edhe fjalën tuaj ndaj miqve, familjarëve dhe komunitetit tuaj. Kjo ka qenë një fushatë e vështirë për Koalicionin Euroatlantik, përballë një makinerie të pushtetit 12-vjeçar të korruptuar të Partisë Socialiste, që është shndërruar në një pengesë për zhvillimin dhe drejtësinë.

Të njëjtat figura politike që kanë qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara, rikthehen vazhdimisht, ndërrojnë vetëm gunën se ngjyrat politike i kanë të paracaktuara, por me të njëjtat praktika të vjetra.

Miqtë e mi, ka ardhur koha të ndalim këtë cikël. Ka ardhur momenti që vota juaj të jetë për ata që ju shërbejnë me dinjitet, jo për ata që e përdorin shtetin si pronë private.

Votoni për njerëz që i njihni nga jeta e përditshme, që ndajnë hallet dhe sfidat me ju, që nuk jetojnë në kulla por në realitetin tuaj. Siç kanë qenë dje, ashtu do jenë edhe nesër: të thjeshtë, të ndershëm dhe të përkushtuar për ju.

Unë, Naim Meta, ju kërkoj me përulësi votën tuaj për të qenë zëri dhe sherbetori juaj në çdo mundësi që do të më jepni. Votoni për Qarkun e Elbasanit, votoni për interesin tuaj, për familjen, për pronën, për një shtet ligjor dhe meritokraci të vërtetë.

Exit mobile version