Nga Naim Meta
Është e qartë dhe e kuptueshme pse bën thirrje përmes udhëzimeve shterpë i ashtuquajturi sekretar që gjasme “hapja e vendeve në kryesi për strukturat paralele (siç i quan me mediokritet djallëzor) do të bashkojë demokratët”.
E them me plot bindje se ne jemi struktura e PDSh dhe jo ju që jeni vetëshpallur, apo keni bërë ca zgjedhje farsë sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Dukeni qartë se sa të dëshpëruar jeni, se si doni ta shndërroni grupin e rithemelimit apo të riciklimit në shtojcë të qeverisë. E turpshme me këtë udhëzim qesharak, ku bëni thirrje për “bashkimin e struturave”.. . Po çfarë ka ndryshuar në qendër apo bazë o muli?!… apo analizuat që ju kanë kuptuar për gënjeshtrat që ju dolën sheshit; për marrëveshjet me Ramën në kurrizin dhe gjakun e demokratëve?! Ju i ashtuquajturi sekretar, a i keni dhënë përgjigje për akuzat që ju janë bërë, apo keni bërë ndaj njëri-tjerit për vrasjen në Elbasan?! Si është puna e këtyre akuzave?! Njëra palë duhet të japë llogari para demokratëve dhe popullit liridashës. Pa bërë këtë pastrim të figurës, apo figurave para publikut, kot e keni… Ku e keni diversitetin që e trumbetuat me aq siguri, apo e “kuptuat” që nuk solli rritje, por nje tkurrje të madhe?! Ku jeni ju PARIMORËT, që thatë se “Basha nuk na solli në pushtet, pasi u shit” dhe ju me të njëjtët njerëz (përfshirë edhe ty), ju vendosi “lexhenda” (bashkë me Ramën pas kuintave) të parë qarqesh?! Me këta do fitoni?! Kush i ha këto dokrra?!
Ju na keni një borxh që s’do e shlyeni kurrë; që morët peng të djathtën për 34 vjet. Maskat tuaja më në fund u çorrën; marrëveshjet okulte kanë dalë në dritën e diellit.
Udhëzimi juaj s’është gjë tjetër vetëm se dëshirë për shpërbërje të një grupi të madh njerëzish që nuk pajtohen kurrsesi me bolshevizmit tuaj.
Juve rithemelimsa që grupimin e djathtë e quani strukturë paralele, ju them se qenkeni vërtet të pabesë, të pashpirtë dhe të paturp për ofendimin që u bëni të djathtëve. Koha po tregon gjithçka për katovicën.