Naim Meta, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në Elbasan, ka reaguar sot pas një ngjarjeje të rëndë, ku ka humbur jetën një qytetare e sëmurë si pasojë e një zjarri të rënë.
“Ndërkohë që familjet shqiptare përballen me vështirësinë e mbijetesës dhe fëmijët e tyre shpërndarë nëpër botë duke punuar, qeveria i është turrur nga pas emigrantëve kudo janë për t’i kërkuar votën që të ruajnë këtë pushtet të korruptuar, shkaktarin e tragjedisë shqiptare të emigraciontit masiv.” – shkruan mes të tjerash ai.
Më poshtë reagimi i plotë:
Një nënë e sëmurë në Bradashesh (Elbasan) është ndarë tragjikisht nga jeta sot, pasi shtëpia e saj është përfshirë nga flakët.
Fëmijët e saj janë në emigracion për një jetë të mirë.
Tragjedia e kësaj familjeje, e kësaj Nëne fatkeqe, është një tragjedi e paralajmëruar!
Largimi i detyruar i të rinjve jashtë vendit duke lënë pas shtëpitë e tyre dhe familjet është hemorragji që nuk po ndalet.
Shkaku i largimit të tyre është varfëria dhe pamundësia për të krijuar një jetë të mirë me dinjitet, paga të ulta dhe mungesë të punësimi dhe korrupsioni endemeik në çdo ind qeverisës dhe shtetëror.
40% e fuqisë punëtore e vendit tonë është duke punuar jashtë, sipas Organizatës Botërore të Emigracioni (IOM 2024),
Emigrimi, sidomos dekadën e fundit, ka prekur të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe nëse kjo hemorragji nuk do të ndalet përmes politikave të nevojshme, vendi do të përballet me rrezikun që të humbasë edhe ato pak fëmijë që kanë mbetur. (BIRN)
Ndërkohë që familjet shqiptare përballen me vështirësinë e mbijetesës dhe fëmijët e tyre shpërndarë nëpër botë duke punuar, qeveria i është turrur nga pas emigrantëve kudo janë për t’i kërkuar votën që të ruajnë këtë pushtet të korruptuar, shkaktarin e tragjedisë shqiptare të emigraciontit masiv.
Kjo është neveritëse!
Ndërsa për prindërit dhe familjet shqiptare, kjo është tragjike.
Ngushëllime fëmijëve të kesaj Nëne fatkeqe!
Pushoftë në paqe!