Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes, e largoi Rama për Mimin

Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj.

Rama tha se, ajo po largohet për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv. Nuk dihet nëse Çomo e dorëzoi vetë mandatin apo e largoi Rama për t’ia dhënë mandatin Kodhelit.

Referuar listës së kandidatëve për deputetë nga PS, posti i takon Mimi Kodhelit.

Kujtojmë se Çomo u zgjodh me bujë nga Rama si kandidate për deputete, në krye të listës së Tiranës.

Artikulli paraprakRonaldo mund të shkojë te Manchester City
Artikulli tjetërJahtet luksoze në Sarandë për kontrabandë me naftën 50 lekë/litri të fermerëve