Nallbati përplaset edhe me Klotilda Bushkën te Ligjet: O ti zonjë…

Sherri i seancës së djeshme në kuvend transferohet në Komisionin e Ligjeve. Klotilda Bushka u tha deputetëve të opozitës se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën.

Në këtë moment ka ndërhyrë Blejdion Nallbati i cili dje goditi me grusht deputetin socialist, por Bushka nuk ia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Pjesë nga debati:

Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë. Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi I parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua.

Bushka: Keni prekur fundin.

Exit mobile version