Situata e pandemisë në qarkun e Vlorës vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 mësues, 1 nxënës në një shkollë jopublike dhe dy edukatore. Numri total i rasteve të reja kap shifrën e 40 personave, mes të cilëve rezultojnë pozitiv dhe 2 kujdestare të shtëpisë së foshnjës, një sekretar pranë Gjykatës së Apelit dhe një jurist i përmbarimit publik. Rastet e tjera janë kryesisht raste kontakti dhe pensionistë.
Kujtojmë se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 16 qytetarë, si dhe janë regjistruar 545 raste të reja nga 2026 testime të kryera.