Napoleon-Talleyrand dhe Berisha-Basha!

Nga Ermal Peçi

Sa herë ndodhin ngjarje të mëdha politike apo vendi ynë është në udhëkryq, i rikthehemi historisë për të parashikuar çfarë do të ndodhë ose si kanë vepruar burrat e shtetit apo mendjet e ndritura në situata të tilla, kur në kohët e vështira janë përballur me vendime të vështira. Unë besoj se historia është e destinuar të përsëritet dhe janë vetëm lojtarët që ndryshohen, por loja politike është po e njëjta.

Për një vend të vogël si Shqipëria, por me një rëndësi strategjike për gjeopolitikën botërore do të përsëritej historia e dy prej figurave më të rëndësishme të Francës, Napoleon Bonaparte dhe ministrit të Jashtëm të tij, Charles Maurice de Talleyrand.

Revolucioni i thërritur nga Berisha në vitin 2023 më rikujtoi edhe njëherë figurën e Napoleon Bonaprtes dhe më nxiti kuriozitetin për të shfletuar më shumë në histori.

Në fakt ka një ngjashmëri të frikshme në kronologjinë e historisë midis dyshes Napoleon-Talleyrand dhe Berisha-Basha.

Napoleon dhe Berisha janë të dy liderë që janë ngritur në pushtet nëpërmjet revolucioneve, Bonaparte e filloi me revolucionin në Francë, ndërsa Berisha kur filloi përmbysja e regjimit komunist.

Të dy të ardhur nga qyteza të vogla larg kryeqytetit. Bonaparte nga Korsika ndërsa Berisha nga Tropoja, por të dy kanë luftuar, janë përplasur në betaje për të arritur stadin e liderit, të cilët ja u njeh historia në etapa të ndryshme. Të dy këta personalitete të politikës kishin Ministra të Jashtëm, dy figura të cilët origjinën e tyre e kishin nga kryeqyteti i vendit, Talleyrand nga Parisi kurse Basha nga Tirana, i vetmi ndryshim është se Basha nuk kishte gjakun blu por të dy të suksseshëm si ministra të jashtëm dhe në diplomaci.

Në histori mbahen mend fituesit, por jo në pak raste janë edhe disa ngjarje ose biseda të cilat e shënjonin rrugëtimin e humbësit ose fituesit në vitet që do vinin.

Në janar të vitit 1809 Napoleoni i hutuar dhe nervozuar, nxitohej të kthehej në Paris nga luftërat e tij kundër spanjollëve. Agjentët e tij të besuar vërtetuan lajmin se Talleyrand kishte komplotuar me Fushenë për ta rrëzuar nga froni. Napoleoni ecte lart e poshte në mbledhje ndërkohë që ministrat e tij e dëgjonin, teksa fliste për komplote. Talleyrand rrinte i qetë dhe moskokëçarës ndaj këtyre akuzave. Qetësia në fytyrën e tij prej të akuzuari, e cila mund ta çonte në trekëmbësh, e shtyu Napoleonin në skaj. “Ka ministra- vazhdoi:- të cilët dëshirojnë të më shohin të vdekur”,- dhe iu afrua Talleyrand, i cili e shikonte i pa shqetësuar. Napoleoni shpërtheu “ Je një burracak”, i- ulëriti Talleyrand përpara fytyrës, – je një i pafe”. Asgjë nuk është e shenjtë për ty. Ti do të shisje edhe babain tënd. Të kam mbuluar me pasuri, megjithatë nuk e ke për gjë të më bësh keq”. Të gjithë ministrat shihnin njëri-tjetrin të çuditur. Nuk e kishim parë asnjëherë gjeneralin e patrembur, i cili kishte pushtuar Evropën, kaq të zverdhur.

Talleyrand u largua dhe kur doli u kthye nga kolegët ministra ( të cilët kishin frikë se nuk do ta shihnin më) “ Sa gjynah që një burrë kaq i madh ka këto mënyra të këqija.

Me gjithë zemëratën e tij, Bonaparte nuk e arrestoi, por vetëm e shkarkoi dhe dëboi, por nuk u ndërgjegjësua që skena e biseda do të merrej vesh si perandori humbi krejt kontrollin dhe si Talleyrand e kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe dinjitetin. Ishte momenti i parë që njerëzit panë perandorin e madh të humbte durimin në një rast të vështirë dhe ndjeu rënien e tij. Si tha edhe Talleyrand më pas: “Është fillimi i fundit”.

Vërtet ishte fillimi i fundit. Vaterloja ishte gjashtë vjet para, por Napoleoni e kishte marrë kurbën zbritëse dhe ecte ngadalë drejt humbjes, e cila u forcua me pushtimin katastrofik të Rusisë më 1812.

Talleyrand ishte i pari që pa shenjat e rënies./dritare.net

Artikulli paraprakFederata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit
Artikulli tjetërOrhan Pamuk, romani pikture. Një shkrimtar që dëshironte të bëhej piktor