Napoli futet “fuqishëm” në merkato, dëshiron shokun e Rrahmanit dhe sulmuesin që i shënoi trigolësh Barçës në Champions

Antonio Konte vendosi të qëndrojë në pankinën e Napolit. Te kampionët e Italisë pritet nënshkrimi me Kevin de Bryjne për 2 vite, ku belgu do të përfitojë 10 milionë euro.napoliKlubi blu po lëviz po punon gjithashtu edhe për shokun e Amir Rrahmanit te përfaqësuesja e Kosovës, Edon Zhegrovën. Futbollisti pati një sezon fantastik të Lilë dhe axurrët e kërkuan që në merkaton e janarit.

Nga ana tjetër “Il Mattino” ka zbuluar një emër të ri për sulmin dhe bëhet fjalë për Serhou Girasi. Me një kosto prej 40 milionë eurosh, sulmuesi tregohet si alternativa kryesore ndaj Xhonatan David. Interesi i klubit napolitan nënvizon dëshirën për të forcuar departamentin ofensiv me një profil të kalibrit në funksion të sezonit të ardhshëm.

Shuma e kërkuar për transferimin e lojtarit nxjerr në pah rëndësinë që i atribuohet lojtarit. Mbetet për t’u parë nëse Napoli do të vendosë të bëjë një lëvizje për Girasi apo nëse do të vazhdojë të vlerësojë opsione të tjera për të forcuar sulmin e tyre, me Davidin gjithmonë në prapaskenë të negociatave.

Artikulli paraprakPesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë
Artikulli tjetërSi i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe