Napoli, ide e çmendur e De Laurentiis: Ançelotti për stolin?!

Edhe nëse nuk është ende verdikt matematikor, Napoli është shumë i vetëdijshëm se e ka humbur titullin gjatë fundjavës së kaluar. Presidenti Aurelio De Laurentiis është “zhdukur” nga radarët publik për t’u përkushtuar plotësisht në planifikimin e sezonit të ardhshëm.
Për t’u ndriçuar është situata lidhur me Maurizio Sarri. Trajnerit i është dërguar propozimi për rinovimin e kontratës, me kalimin në 3.5 milionë euro për sezon nga 1.4 milionë euro, që merr aktualisht, dhe zgjerimi i bashkëpunimit deri në vitin 2021.
De Laurentiis pret një përgjigje nga tekniku toskan, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk mendon për paratë, por vetëm do të kuptojë kufijtë e rritjes së këtij ekipi. Megjithatë, klubi nuk mund të gjendet i papërgatitur në rast të një refuzimi të mundshëm, gjithashtu, sepse në këtë periudhë të gjithë trajnerët në Europë po lëvizin.
Pra, siç raportohet nga “Tuttosport”, një ide e çmendur ka zënë vend në mendjen e De Laurentiis: kontakti me Carlo Ancelotti. I shkarkuar në shtator nga Bayern Munich, Ancelotti ka refuzuar stolin e ekipit kombëtar italian për ta vënë veten përsëri në provë me një klub. Çfarë sfide do të ishte më e mirë se Napoli?
De Laurentiis ka nisur ofensivën, përmes njerëzve të besuar. Tani jemi vetëm në një fazë të hershme të studimit, por është e pamohueshme që, nëse Sarri do të largohej nga Napoli, nuk do të kishte trajner më të mirë se Carlo Ancelotti. Emrat e tjerë, tani për tani në sfond janë ato të Emery, Fonseca, Conte, Benitez, Giampaolo, Simone Inzaghi dhe Gasperini. Trajneri i ri i Napolit do të duhet të kërkohet brenda këtij rrethi.

Exit mobile version