Napoli “Jo” Juventusit për Hysajn

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Elseid Hysaj of Napoli in action during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between SSC Napoli and Villarreal FC on February 25, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hysaj është idhull te Napoli, jo vetëm për atë që jep në fushën e lojës, por mbi të gjitha për besnikërinë e shfaqur ndaj fanellës. Krejt e kundërta e Gonzalo Higuain, që zgjodhi të transferohej te rivalët e Juventusit. Edhe mbrojtësi shqiptar përfundoi në radarët e bardhezinjve gjatë kësaj vere, por vendosi të mos e merrte në konsideratë ofertën. Shkodrani ka një klauzolë me vlerë 50 milionë euro në kontratë, të vlefshme vetëm në rast të transferimit jashtë Italisë dhe që skadon më 30 qershor të çdo viti. Nga 1 korriku deri në fund të afatit të transferimeve të verës kartoni i kuqeziut nuk ka çmim të paracaktuar dhe Juventusi synoi ta shfrytëzonte këtë pikë.
Drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici nisi kontaktet me homologun e tij të Napolit, Giuntoli. Por, duke qenë se ende nuk e kanë harruar çështjen “Higuain”, në “San Paolo” nuk pranuan që të uleshin në tryezën e diskutimeve dhe të hidhnin bazat për një negociatë të mundshme. Në refuzimin e Juventusit ndikoi edhe vullneti i vetë Elseid Hysajt. 23-vjeçari është plotësisht i lidhur me Napolin dhe nuk bëri as tentativën më të vogël për t’i dhënë sinjale kampionëve të Italisë se dëshironte të transferohej në Torino.
“Hysaj nuk preket!”. Ky ishte mesazhi i qartë që bardhezinjtë morën nga Napoli. Në anën tjetër Elseidi ëndërron që në sezonin e ri të fitojë trofe, ndoshta për të provuar më pas një eksperiencë në Premierligën angleze te Chelsea apo në Bundesligën gjermane te Bayerni.

Exit mobile version