Narko-pasururia e familjes kryeministrore, dhuratë 100 milionë lekë Lindës

Ish-Kryeministri ka bërë present përmes një statusi një dhuratë 100 milionë lekë që i është bërë Linda Ramës nga motra e saj pa treguar burimet e këtyre të ardhurave sikurse e kërkon ligji.
Zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:
a- nje dhurate me motren vet per 100 milione leke, pa treguar burimin e dhurates fabuloze
Nderkohe qe motra e Gjykatesit Lulo eshte ndertuese e mirenjohur ne Tirane dhe
b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnje fjale per pallatin 5 katesh me siperfaqe ndertimi 960 m2, te ndertuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.
Shkaku i fshehjes se pallatit pesekatesh qendron ne faktin se per ndertimin e tij nuk tregon dot asnje fature tatimore, doganore, bankare apo ndertimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitore! Pra pallati eshte dhurate paje per çiftin Rama.
c- Sipas deklarates, zonja Rama eshte pronare ne kater apartamente banimi, nderkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne nje Fondacion jofitimprures!
Pra, siç del nga keto fakte te pamohueshme, pasurite e pajustifikuara te gjykatesit Lulo nuk jane as cereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjes se tij te nderuar Linda Rama.
Mirepo ne Narkoshtetin e Shqiperise, i pari ne emer te ligjit perzihet nga puna kurse te dytet, po ne emer te ligjit i thone atij gjithe gezim se nuk keni pare gje akoma, kurse per vete shtojne çdo jave pasurite e tyre te paligjshme.
Me kete rast ftoj qytetaret ne interesin e tyre me te mire te shtrojne pyetjen; a nuk kemi te bejme ketu me nje standart te dyfishte ne zbatimin e ligjit?
Ndokush mund te me thote se Rama dhe zonja e tij nuk jane gjykates dhe krahasimi me gjykatesin Lulo nuk qendron.
E verteta eshte se per te gjithe zyrtaret e tjere, jo gjykates dhe prokurore, ekziston per pasurite e tyre nje ligj organik qe i deryron ata te deklarojne me pergjegjesi prane ILDKP te gjitha te ardhurat, pasurite e tyre dhe burimet me te cilat jane vene keto pasuri.
Po ky ligj ndeshkon rende, madje me rende sesa ai i vettingut, çdo zyrtar qe ka shkelur dispozitat e tij.
Keshtu qe dallimi midis Lulos dhe çiftit te krye..krye…krye… nuk qendron ne faktin se per çiftin ne fjale nuk ka ligj qe kontrollon pasurite e tyre. Pra ligji ekziston. Mirepo sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori per verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit perdori shumicen e tij parlamentare te perbere nga vrases, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne menyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurine e tij te paligjshme!
Duke perfunduar, theksoj dhe nje here se standartet e dyfishta jane dyfytyresi shteterore dhe se zbatimi i njeanshem i ligjit eshte tipar themelor i diktaturave, qofshin ato komuniste, fashiste, teokratike apo narkodiktatura!” shkruan Berisha në facebook.

Exit mobile version