Tre persona kanë humbur jetën në Gjermani, nga shpërthimet e fishekzjarreve, me rastin e ndërrimit të vitit.
Forcat e përforcuara të policisë dhe zjarrfikësve në të gjithë vendin janë në gatishmëri që prej pasdites së djeshme.
Deri më tani, të paktën 8 të lënduar të tjerë janë raportuar në incidente të ngjashme.
Dhjetëra mijëra policë dhe zjarrfikës janë në terren, kryesisht në qytetet e mëdha gjermane, për të garantuar sigurinë.
Konkretisht, më shumë se 4,000 oficerë policie dhe 1,500 zjarrfikës u vendosën në Berlin, ndërsa 7,500 oficerë policie janë në rrugët e North Rhine-Westphalia.