Nata e parë e Ilir Metës në qeli/ Kur pritet të dalë para GJKKO Presidenti i PL-së dhe çfarë do të ndodhë më pas

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kaloi natën e parë në qelitë e bllokut të sigurisë tek Mine Peza.

 

Mbrëmjen e djeshme në këto ambiente ka shkuar avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili ka qëndruar për rreth një orë, ndërsa është parë edhe djali i Ilir Metës, i cili i ka çuar ujë dhe ushqime.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ditën e nesërme, Ilir Meta pritet të dalë para GJKKO për t’u njohur me masën e rivlerësimit. Më pas, Ilir Meta do ti drejtohet paraburgimit.

“Kanë kaluar 19 orë nga momenti që kreu  PL u vendos në qelitë e bllokut të sigurisë. Ditën e djeshme të drejtën për ta takuar Metën e kishte avokati i tij dhe rreth orës 19:15 Gjokutaj dhe djali i Ilir Metës takuan Presidentin e PL.  Gjokutaj ka qëndruar rreth një orë, ndërsa djali i dërgoi ushqime dhe ujë.

Sot Metën pritet ta takojë serish avokati dhe familjarë.

Qëndrimi i Metës në bllokun e sigurisë ku do të jetë deri nesër, ku do të paraqitet në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë. Më pas Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit”, tha gazetari.

Exit mobile version