NATO u ka dërguar një kërkesë autoriteteve shqiptare dhe Forcave të Armatosura, duke kërkuar që vetëm vaksina Pfizer t’i jepet ushtrisë, duke përfshirë dhe Gardën Kombëtare që ruan personalitetet shqiptare dhe ata të huaja.
Deri më tani, qytetarët shqiptarë po vaksinohen më së shumti me vaksinën kineze CoronaVac të Sinovac, e cila, nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Shkresa zyrtare vjen ndërsa ushtria shqiptare do të marrë pjesë në stërvitjen e madhe Defender – Europe 21, nga 26 Prill deri më 20 Qershor.
NATO thotë në letër se vaksinimi i ushtrisë shqiptare është një përparësi kryesore për NATO-n, por shton se asnjë vaksinë tjetër që qarkullon në vendin tonë nuk duhet përdorur veç Pfizer-BioNTech.
Për shkak të pandemisë, stërvitja do të kryhet nën rreptësi të plotë, por me vaksinimin që pritet të lehtësojë situatën.
NATO thotë se kërkon vaksinën Pfizer pasi është një produkt gjermano-amerikan i certifikuar në BE dhe SHBA. /BoldNews