Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha në Berlin se, NATO-ja nuk kërkon konfrontim me Rusinë, por një dialog politik.
Në komentet që bëri sot në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, zoti Jens Stoltenberg iu referua përfocimit të batalioneve të NATO-s në Evropën Lindore.
“Ne nuk jemi në një luftë të re të ftohtë. Por as nuk jemi në një partneritet strategjik që u përpoqëm të krijojmë me Rusinë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Zoti Stoltenberg tha se, Rusia ka qenë e gatshme të përdorë forcën ushtarake për të ndryshuar kufijtë në Evropë për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Për këtë arsye, tha ai, NATO-ja duhet të përgjigjet, dhe kjo është pikërisht ajo që po bën aleanca.