Nazarko: Berisha po shantazhon ‘me të gjithë armët’ që ka në pozicion! Minxhozi: Loja e tij, ta paketojë politikisht hetimin nga SPAK

Analisti Mentor Nazarko, në një  intervistë në “Real Story” në ABC teksa komentoi hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, theksoi se ky i fundit po shantazhon me të gjitha armët e mundshme që ka në pozicion.

Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha është munduar ta paketojë hetimin ndaj tij si një shkelje e të drejtave të opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

lg.php?bannerid=2139&campaignid=1&zoneid=705&loc=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fnazarko berisha po shantazhon me te gjithe armet qe ka ne pozicion minxhozi loja e tij ta paketoje politikisht hetimin nga spak%2F&referer=https%3A%2F%2Fabcnews

Nazarko: Berisha po shantazhon me të gjithë armët e mundshme që ka në pozicion. Por sjellja me forcë për të përmbushur “detyrim paraqitjen” nuk do të sjellë asnjë fakt të ri. E them se Gjyqtarët dhe prokurorët nuk vijnë nga qielli. Brenda SPAK, edhe pse është një institucion i vogël mund të ketë edhe dy rryma.

Zheji: Për gjykatësen nuk kemi të dhëna nëse e ka blerë me çmim më të ulët se tregu. Në treg të lirë ka blerë një apartament.

Nazarko: Duhet t’i japim kohën që SPAK të veprojë siç duhet.

Zheji: Berisha bën sikur tregon forcë, por është i dëshpëruar. Ka njerëz që kanë dëshirë ta shohin sa më të dëshpëruar këtë zotëri.

Minxhozi: Berisha bën atë që di të bëjë, ky është personazh dhe ka 30 vite që e kultivon këtë lloj sjellje. Por besoj që një çelës leximi i asaj që nuk po bën SPAK është indirekt edhe sjellja e tij. Sali Berisha me shumë dredhi është munduar ta paketojë hetimin ndaj tij dhe dhëndrin si shkelje kolosale të të drejtave të opozitës. Ka përpiluar një listë që vetëm tani fillojë të zbatohet, të drejtat e opozitës për të pasur kryetarin e grupit të përcaktuar, për të pasur Komisione Hetimore, që të përcaktohet problemi i siglës dhe stemës duke i shtuar një akuzë transversalë për të gjithë familjen Rama. Të gjithë anëtarët e familjes Rama se çfarë bëjnë. Pra këto mund të ketë efekt tek SPAK. Loja e tij është ta paketojë politikisht hetimin e tij ndaj SPAK, të ngrejë akuza, duke nisur edhe nga Prokurorët dhe gjykatësit.

Artikulli paraprakBerisha shkel vendimin e gjykatës/ Artur Zheji: Drejtësia e re nuk duhet përkulet përballë politikës së vjetër
Artikulli tjetërZheji: Basha nuk ka rival në PD, largimi i Berishës nga vullneti i mirë dhe i detyruar për ta shpëtuar