Ndahet Çmimi Nobel në Ekonomi, ja kush janë tre shkencëtarët që e fituan

Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson janë nderuar me Çmimin Nobel në Ekonomi 2024  nga Akademia Suedeze e Shkencave.

 

Tre shkencëtarët u shpërblyen për kërkimin e tyre se si institucionet formojnë dhe ndikojnë në mirëqenien.

 

“Reduktimi i diferencave të mëdha të të ardhurave midis vendeve është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Laureatët kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve sociale në arritjen e këtij qëllimi”, tha Jakob Svensson, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkenca Ekonomike.

Ndër të tjera në studimin e tyre ata argumentojnë se dallimet në institucionet ekonomike, më shumë se gjeografia apo kultura, janë shkaku kryesor i dallimeve të të ardhurave midis kombeve.

Acemoglu është turko-amerikan dhe Johnson dhe Robinson janë britaniko-amerikanë.

Artikulli paraprakArtan Sako, vëllai i ish-Komandantit të Gardës, Gramoz Sako thirret në SPAK! Nga lidhja me Ervis Berberin e ARRSH te tenderat e 2T-së
Artikulli tjetërNga Silvinjo te golat, 10 fakte që duhet t’i dini para sfidës Gjeorgji–Shqipëri